Dy shtetas të Francës janë dënuar me 10, përkatësisht 20 vjet burgim për planifikimin e puçit kundër Presidentit të Madagaskarit, Andry Rajoelina.
Njëzet të akuzuar tjerë në këtë rast gjithashtu u dënuan me burgim. Avokati i francezëve planifikon që të paraqesë ankesë kundër dënimit të klientëve të tij.
“Nuk është ajo që e kam pritur, është vendim i padrejtë, është gjykim politik”, citohet të ketë thënë avokati Solo Radson nga agjencia AFP.
Autoritetet thonë se e kishin zbuluar tentimin për puç, të titulluar “Apollo 21”, pasi kishin konfiskuar dërgesa elektronike, armë dhe të holla gjatë një bastisjeje të kryer në korrik.
Françoism ish-kolonel i ushtrisë franceze, u dënua me dhjetë vite burgim. Rafanoharana, i cili dikur ishte këshilltar i Presidentit Rajoelina, u dënua me 20 vite burgim. Bashkëshortja e tij u dënua me pesë vite burgim.
Madagaskari ka histori të gjatë të puçeve dhe trazirave që nga fitimi i pavarësisë nga Franca më 1960.