sh-kolonia e Londrës, Xhamajka, po fillon hapat e para për t’i kërkuar Londrës zyrtare një dëmshpërblim gjigant për të kaluarën e saj dhe skllavërimin e popullsisë.
Ishulli i Karaibeve ka qenë koloni britanike nga viti 1655, kur flota angleze pushtoi ishullin që mbahej nga spanjollët. Xhamajkës iu rikthye pavarësia vetëm në vitin 1962, edhe pse mbeti pjesë e Commonwealth, me mbretëreshën britanike që formalisht është ende kreu i shtetit.
“Ne shpresojmë që drejtësia të na dëmshpërblejë për padrejtësitë që ata kanë kryer ndaj paraardhësve tanë”, deklaroi ministrja xhamajkane e Kulturës dhe Sportit, Olivia Grange.
Xhamajka në shekullin e 18-të kishte më shumë se 600 mijë skllevër, që punonin forcërisht në plantacione te ndryshme në ishull, por edhe tregtoheshin në vende të tjera, shkruan a2news.Reklamë
Edhe pse nuk është zyrtarizuar, kërkesa fillestare e palës xhamajkane do të jetë rreth 10.5 miliardë dollarë që përfaqëson të njëjtën shumë pak a shumë të dëmshpërblimit që Londra i ka dhënë dikur pronarëve të skllevërve, kur skllavëria u cilësua si praktikë e jashtëligjshme.