Ish-komandanti i NATO-s: Nuk ka paqe në Evropë derisa Putini është në pushtet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sir Richard Shirreff, ish-zëvendëskomandanti suprem i NATO-s në Evropë, ka thënë se ‘sikurse shumica e njerëz’ ai ka dyshimet rreth pretendimeve të Rusisë sa i përket zvogëlimit të aktiviteteve ushtarake në Kiev dhe Chernihiv.

‘Është një lloj arsyetimi se ka dështuar të avancojë në shumë fronte, dhe për këtë synon të përqendroj forcat në rajone tjera’, tha Shirreff.

‘Derisa Putini është në Kremlin, nuk mund të ketë paqe në Evropë’, shtoi Sir Richard.
Ai theksoi se NATO duhet të sigurohet që lufta të ‘mbetet një luftë e ftohtë e assesi e nxehtë’, që nënkupton se NATO duhet të jetë e gatshme për luftë në çdo aspekt.

Share This Article