Përmes një dekreti presidencial, ish-kryetari i bashkisë së New York-ut, Eric Adams, është pajisur me pasaportë shqiptare.
Vendimi u miratua me një dekret të veçantë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, teksa nuk janë bërë publike detaje lidhur me arsyet apo procedurat e dhënies së shtetësisë. Dekreti thekson se Adams mori pasaportë shqiptare me kërkesë të tij.
Ndryshe, vendimi është pjesë e praktikës për dhënien e shtetësisë shqiptare për figura të njohura ndërkombëtarisht teksa Adams është figurë e njohur në politikën amerikane, veçanërisht për çështjet e sigurisë dhe menaxhimit urban.

