Ish-kryebashkiaku i zgjedhur nga Rama arrestohet në Itali me 20 kilogramë kokainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, i zgjedhur nga Edi Rama ka rënë në prangat e policisë italiane nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Kajmaku është pasi u kap me 20 kilogramë kokainë në zonën e San Benedetto del Tronto, së bashku me nipin e tij.

Droga, që u gjet e fshehur brenda disa vazo lulesh, nëse do të shitej, do të kapte vlerën e 1 milionë euro.

Prej 11 nëntorit të vitit 2019 Kajmaku ishte në kërkim, pasi Prokuroria firmosi urdhër-arrestin për të, por për muaj me radhë ai arriti të fshihej nga policia.

Share This Article