Ish-kryeministri britanik: Vladimir Putini është kriminel lufte

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri britanik David Cameron tha se presidenti rus Vladimir Putin është kriminel lufte- duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar “duhet ta kryejë detyrën ekonomike ashtu siç po e kryejnë në aspektin ushtarak forcat e armatosura të Ukrainës”.

Cameron i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane, që të mos marrin pjesën në samitin e radhës së G20 që do të mbahet në nëntor në Bali të Indonezisë – nëse Putin ftohet dhe mund të merr pjesë.

 “Është e paimagjinueshme, që presidenti amerikan të ulet pranë dikujt që është kriminel lufte. Putin po bombardon civilët në shtëpitë e tyre, shkollat dhe spitalet”, tha Cameron gjatë një interviste dhënë për CNN.

Ish-kryeministri britanik u shpreh i bindur se Britania duhet të “bëjë çfarëdo që mundet” për ta ndihmuar palën ukrainase në veprimet ushtarake – duke përfshirë këtu rritjen e presionit duke i vënë sanksione tjera Rusisë.

 “Duhet të dimë se derisa nuk mund të fusim trupat tona dhe të aplikojmë një zonë të ndalim-fluturimit nga frika se konflikti mund të zgjerohet – duke të bëjmë gjithçka tjetër që mundemi”, shtoi Cameron.

Share This Article