ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ 5 hours ago
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik 5 hours ago
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë 5 hours ago
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim 5 hours ago
Adolescence dhe The Studio triumfojnë në Emmy 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Ish-Kryeministri francez paralajmëron Europën: Një përllogaritje cinike të mbështetesh te SHBA për mbrojtje

albnews by albnews
25 June, 2025
in Bota
0
Ish-Kryeministri francez paralajmëron Europën: Një përllogaritje cinike të mbështetesh te SHBA për mbrojtje
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-kryeministri francez Dominique de Villepin ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj vendeve evropiane lidhur me rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe varësinë ndaj mbrojtjes amerikane. Në një intervistë të fundit, Villepin theksoi se pa mbrojtjen e sovranitetit dhe pa ndërtimin e një mbrojtjeje të pavarur, llogaritjet e vendeve të BE-së janë “cinike dhe të pasigurta”.

Deklaratat e Villepin vijnë në një moment kur ai ka zyrtarizuar synimin për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, si dhe ka shpallur krijimin e partisë së re politike “La France humaniste”. Në të njëjtën kohë ka publikuar librin e tij të ri “Le Pouvoir de dire non”, një referencë ndaj qëndrimit të tij historik kundër luftës amerikane në Irak në vitin 2003.

RelatedPosts

Oficerët amerikane zbarkojnë në Bjellorusi, vëzhgojnë nga afër stërvitjen ushtarake me Rusinë

Mblidhet samiti i jashtëzakonshëm arabo-islamik, Erdogan fluturon në Doha

“The Charlie Kirk Show” vazhdon, Vance e drejton nga Shtëpia e Bardhë

Diplomacia e puthjes ka dështuar

Villepin kritikoi qasjen e disa udhëheqësve perëndimorë ndaj liderëve globalë, duke e cilësuar atë si “diplomaci të puthjes”. Sipas tij, “edhe liderët më vanitozë lodhen nga gjestet servile”, duke shtuar se “Evropa duhet të ndalë përkëdheljen e fuqive të mëdha dhe të mbrojë vlerat e saj”.

Trump kërkon fitore të lehta, por po krijon precedent të rrezikshëm

Sa i përket armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit, ish-kryeministri francez u shpreh se presidenti amerikan Donald Trump është “tërhequr në një fushatë që Netanyahu e paraqiti si një fitore të lehtë”, duke e konsideruar ndërhyrjen si të nxituar dhe potencialisht të rrezikshme.

“Trump dhe aleatët e tij, si J.D. Vance, kanë frikë nga ajo që ndodhi në Irak. Ata duan që kjo të konsiderohet si përjashtim. Por problemi është se ky përjashtim po shndërrohet në rregull”, deklaroi Villepin.

Bombardimet në Iran, “të paligjshme”

Duke iu referuar bombardimeve amerikane në Iran, Villepin i cilësoi ato si një “luftë parandaluese, e njëanshme dhe e paligjshme”. Ai shtoi se “e drejta ndërkombëtare është garanci për të gjithë” dhe paralajmëroi se standardi i dyfishtë i Perëndimit, dënimi i agresionit rus por heshtja për Gazën është “i papranueshëm”.

“Deklaratë e papërgjegjshme” nga kancelari gjerman

Villepin komentoi edhe deklaratën e kancelarit gjerman, i cili kishte thënë se Izraeli “po bën punën e ndyrë për Perëndimin”. Ai e cilësoi këtë si një “fjalë jashtëzakonisht të rëndë” që “justifikon ndërhyrje ushtarake për arsye oportuniste”.

Ai shtoi se: “Nuk dimë ende pasojat reale të sulmeve në Iran. Ku janë 400 kilogramët e uraniumit të pasuruar? Duhet të rikthehet inspektimi ndërkombëtar dhe bashkëpunimi”.

Kundër rritjes së verbër të shpenzimeve ushtarake

Villepin kritikoi ashpër idenë që rritja e shpenzimeve ushtarake në NATO të shërbejë vetëm për blerjen e armëve amerikane.

“Shikoni Danimarkën: avionët amerikanë F-35 mund të bllokohen me një urdhër nga Uashingtoni. Nëse nuk ndërtojmë një mbrojtje evropiane sovrane dhe të pavarur, do të kemi humbur”, u shpreh ai.

“Aleanca Atlantike nuk ka më besim të brendshëm”

Për ish-Kryeministrin francez, artikulli 5 i NATO-s, që garanton mbrojtje të përbashkët, është vënë seriozisht në pikëpyetje nga Donald Trump. Villepin tha se jemi në një epokë të re, ku kërcënimet kibernetike, dezinformimi dhe populizmi e kanë zbehur ndjeshëm unitetin strategjik të vendeve evropiane.

Putin përfiton, Zelensky mbetet i vetmuar

Duke analizuar zhvillimet globale, Villepin u shpreh se Presidenti rus Vladimir Putin ka dalë më i fortë nga përfshirja amerikane në konfliktin Izrael-Iran. “Ai nuk është më i izoluar. Ndjehet i legjitimuar. Ndërsa presidenti Zelensky është shumë më i vetëm dhe lufta në Ukrainë ka kaluar në plan të dytë.“

Rreziku i ekstremit të djathtë është real – prandaj rikthehem

Në fund, Dominique de Villepin konfirmoi ambicien e tij politike, duke argumentuar se “momenti historik e kërkon këtë”. Ai e cilësoi rritjen e partisë populiste Rassemblement National si alarmante, por u shpreh se nuk mund të luftohet e djathta ekstreme duke e ndjekur nga pas.

“Zgjidhjet ekzistojnë. Nuk na mungon përmbajtja, por koherenca, uniteti dhe vizioni”, përfundoi Villepin.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

15 September, 2025
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

15 September, 2025
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

15 September, 2025
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result