Ish-kryeministri i Turqisë akuzon Erdoganin për humbjen e Stambollit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, dhe aleat i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, ka kritikuar partinë e tij dhe presidentin për humbjen në zgjedhjet në Stamboll, e që sipas tij kjo është pakënaqësi ndaj Erdoganit në nivel kombëtar.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim humbi zgjedhjet për kryetar të qytetit më të madh turk, Stambollit. Kjo erdhi pas 25 vitesh që e njëjta parti udhëhiqte në këtë metropol.

Davutoglu, i cili shërbeu si kryeministër në periudhën 2014 deri 2016, edhe më parë kishte kritikuar politikat e Erdoganit, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.

Por komentet e tij të fundit vijnë në një kohë kur ish-zëvendës ministri Ali Babacan dhe ish presidenti turk Abdullah Gul, që janë ndër themeluesit e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, planifikojnë krijimin e një partie të re, e me gjasë edhe Davutoglu ka paralajmëruar së mund t’i bashkëngjitet.

“Ka qenë një qeveri e cila i ka realizuar premtimet me kohë” tha Davutoglu por shtoi se ata që e shkaktuan këtë “rënie” të partisë duhet “ta paguajnë çmimin”.

“Nëse ne i humbin zgjedhjet në raundin e parë me 13.000 vota e më pas me 800.000 vota, siç ndodhi në Stamboll, përgjegjës nuk është një kryeministër i cili ka shumicë të qartë në parlament, por ata të cilët kanë bërë rrëshqitje në retorikë, aksion, moral e politikë” tha ai.

Gjatë fushatës në Stamboll, Erdogan akuzoi opozitën për lidhje me terroristët duke theksuar se ata kanë lidhje me Partinë Komuniste Kurde. 

Share This Article