Ish-kryeministri italian: Kampet e emigrantëve në Gjadër të kthehen në burgje

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, ka bërë një propozim lidhur me qendrat e emigrantëve të ngritura në Shqipëri, nga marrëveshja mes dy kryeministreve Edi Rama dhe Giorgia Meloni.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Renzi propozon se kjo qendër emigrantësh, të kthehet në një burg për të dënuarit shqiptarë në Itali.

“Ajo qendër emigrantësh nuk do të funksionojë kurrë. Por tashmë, paratë janë shpënzuar. Propozimi im është i thjeshtë: vendosim në qendrën e emigrantëve rreth 2000 të dënuar shqiptarë që sot janë në burgjet italiane. E mbyllim kështu superdështimin.”, shkruan ai.

Sipas ish-kryeministrit, në këtë mënyrë reduktohen kostot, pasi nuk mbeten karabinierët në Shqipëri.

“Të transforojmë qëndrën e emigrantëve në burg për të dënuarit shqiptarë dhe këtë ta bëjmë menjëherë”, përfundon Renzi.

Opozita duhet të bëjë propozime, nuk mundet thjesht të kritikojë. Ndaj dua të bëj pjesën time për qendrën e emigrantëve në Shqipëri. Meloni po shpenzon rreth 1 bilion euro në një projekt që nuk qëndron. Ajo qendër emigrantësh nuk do të funksionojë kurrë. Por tashmë, paratë janë shpënzuar. Propozimi im është i thjeshtë: vendosim në qendrën e emigrantëve rreth 2000 të dënuar shqiptarë që sot janë në burgjet italiane. E mbyllim kështu superdështimin. Reduktojmë kostot dhe të mos mbajmë më karabinierë dhe policë në Shqipëri, duhen në Itali. Këta agjentë duhen në rrugët tona. Të transforojmë qëndrën e emigrantëve në burg për të dënuarit shqiptarë dhe këtë ta bëjmë menjëherë.

Share This Article