Ish-kryeministrja e Ukrainës në gjendje të rëndë shëndetësore pas infektimit me Koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, ka rezultuar pozitive me COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e saj Marina Soroka, e cila shtoi se edhe bashkëshorti e vajza e saj janë infektuar.

“Gjendja e saj është e rëndë, temperatura i shkon deri në 39 gradë Celsius” , tha zëdhënësja e partisë së saj.

Tymoshenko është anëtare e parlamentit ukrainas dhe drejtuese e Batkivshchyna, një nga partitë më të mëdha të vendit.

Ajo bashkëdrejtoi Revolucionin Portokalli dhe ishte gruaja e parë e emëruar kryeministre e Ukrainës, duke shërbyer në zyrë nga 24 janari deri më 8 shtator 2005 dhe përsëri nga 18 dhjetori 2007 deri më 4 mars 2010.

Tymoshenko përfundoi si e dyta në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2010 dhe 2014 të Ukrainës dhe e treta në vitin 2019.

Share This Article