Ish-mafiozi shqiptar John Alite bëhet këshilltar bashkiak në SHBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-mafiozi me origjinë shqiptare John Alite, që dikur ishte një nga njerëzit më të besuar të John Gotti-t, tashmë është bërë këshilltar bashkiak në qytetin Englishtoën, Neë Jersey.

Sipas mediave të huaja, ish-“ushtari” i familjes mafioze “Gambino”, i cili dikur u dënua për 6 vrasje dhe dhjetëra sulme të dhunshme, u betua të mërkurën si anëtar i Këshillit Bashkiak, duke marrë një kthesë të papritur në jetën e tij.

“Kam pasur një të kaluar të errët, por tani dua ta shlyej dhe ta përfundoj jetën duke bërë gjëra pozitive,” tha 62-vjeçari Alite.

I njohur si një nga “arkëtuesit” më të suksesshëm të klanit Gambino gjatë viteve ‘80 dhe ‘90, Alite beson se përvoja e tij në rrugë do ta ndihmojë edhe në politikë.

“Çdo aspekt i rrugës është si qeveria, ndaj e kuptoj mirë manovrimin politik dhe intrigat,” shtoi ai.

Share This Article