Ish-mbrojtësi anglez shpenzon 23 mijë euro për një pastor gjerman, ngjarja që i ka ndodhur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ashley Cole, ish-mbrojtësi i krahut të Romës, Arsenalit, Chelsea-t dhe Crystal Palace, aktualisht ndihmës i Lampardit tek Evertonit, ka blerë një qen me vlerë mbi 23 000 euro për të mbrojtur familjen e tij. Bëhet fjalë për një pastor gjerman, i trajnuar për mbrojtje personale.

Ish-mbrojtësi u trondit nga grabitja që i ndodhi në vitin 2020, kur disa kriminelë hynë në shtëpinë e tij dhe e lidhën atë, partneren e tij Sharon dhe fëmijët e tij Jaxon dhe Grace (në kohën e ngjarjes ishin pesë dhe katër vjeç) duke i kërcënuar me armë.

Cole nuk dëshiron të përjetojë situata të ngjashme dhe ka vendosur të mbrojë të afërmit e tij me një qen të trajnuar. Pastorët gjermanë mbahen për vetëmbrojtje, ata janë rritur në mjedise ushtarake dhe policore, të mësuar gjithashtu për të kërkuar njerëz të zhdukur, drogë dhe bomba.

Ky nuk është ish-futbollisti i parë që merr një vendim të ngjashëm: Kean, Rooney dhe kampionë të tjerë kanë investuar për blerjen e qenve të trajnuar për të qenë më të sigurt në banesat e tyre.

Share This Article