Ish-ministri bullgar: Përderisa Maqedonia nuk garanton të drejtat e bullgarëve, nuk ka fillim të bisedimeve për në BE

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-ministri i Mbrojtjes në Bullgari, Bojko Noev etha se çelësi për nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut është ndalimi i debullgarizimit dhe respektimi i të drejtave bullgare në Maqedoni.

Ai theksoi se në Samitin BE – Ballkani Perëndimor që u mbajt para një jave në Slloveni, Bullgaria dhe presidenti RUmen Radev në qartë kanë shpjeguar problemin para partenrëve evropianë dhe pse momentalisht nuk mund të nisen bisedimet për anëtarësim në BE për Maqedoninë e Veriut.

“Arsyeja është mosrespektimi i të drejtave universale të njeriut dhe diskriminimi sistematik. Përderisa nuk ndalohet diskriminimi i bullgarëve në Maqedoni, derisa nuk kanë mundësi të njëjta të marrin pjesë në jetën politike, sociale, kultutore dhe ekonomike dhe derisa nuk mund t’i këndojnë këngët e tyre dhe të lexojnë gjuhën e tyre, me respektim të përmendorëve bullgare, deri atëherë çështja e fillimit të bisedimeve nuk mund të zgjidhet. Debullgarizimi i plotë duhet të ndalojë”, tha Noev.

Ai theksoi se të gjitha qeveritë bullgare kanë vepruar në mënyrë naive në këto çështje.

“Menduam se me ndihmën gjatë kohës së embargos, gjatë krizës në Kosovë, ku u ndihmuam ta ruajnë integritetin e vendit, kur shqiptarët kërkuan me armë të drejtat e tyre, çështjet do të zgjidhen. Jo vetëm që nuk u zgjodhën, por problemet u përthelluan”, tha Noev.

Share This Article