Ish-ministri francez vdes nga koronavirusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-ministri francez, Patrick Devedjian, ka vdekur nga koronavirusi të dielën në mëngjes. Vetëm para tri ditëve, ai kishte shkruar në Tëitter se ndihet i lodhur, por është në gjendje stabile.

Babai i katër fëmijëve ndodhej në një spital privat në jug të Parisit pasi ishte duke u trajtuar nga e mërkura e kaluar. Nuk ka qenë e ditur që ai vuante nga sëmundje të tjera.

“Gjendja e tij u rëndua të shtunën. Mjekët e vendosën në komë artificiale, por nuk mbijetoi”, tha një burim familjar.

Devedjian ishte republikan konservator që kishte shërbyer në disa pozita ministrore gjatë pushtetit të ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Ai u bë pjesë e disa politikanëve evropianë që u infektuan me koronavirus, përfshirë kryeministrin britanik, Boris Johnson, dhe ministrin e shëndetësisë në qeverinë britanike, Matt Hancock.

Ky ministër vinte nga një familje që kishte ikur nga gjenocidi ndaj armenëve, që kishte ndodhur në fillim të shekullit të kaluar, nga viti 1914 deri në vitin 1924.

Share This Article