Ish-ministri i Shëndetësisë Leonard Solis deklaron se Shqipëria e fitoi fazën e parë të luftës me Covid, por në verë dhe veçanërisht në vjeshtë, forca goditëse e virusit do të jetë edhe më e fortë.
Në një intervistë për abcnews, Solis u shpreh se tashmë Shqipëria duhet të përshpejtojë hapat për t’u hapur, pasi numri i të sëmurëve kronik në vend nuk është i ulët
Solis: Fazën e parë dhe shumë të rëndësishme falë masave të marra e kaluam shumë mirë. Vetëm në QSUT ka 70 vdekje në muaj. Bllokimi i të gjitha strukturave dhe mungesa e të sëmurëve kronikë do të sjellë rezultate të tjera.
Sanatoriumi është strukturë e domosdoshme. Në vitin më të qetë vdesin 21 mijë për shkaqe të ndryshme. Por kurrë nuk ka qenë ky spital kaq bosh. Sot njeriu e ndjen veten zbuluar nga sëmundje kardiovaskulare. Hidhemi në krahun e penalltisë, por me vonesë. Duhet një strategji më e shpejtë.
Sipas tij gjatë verës, koronavirusi do të transmetohet në vatra dhe nuk do të zhduket.
“Kjo situatë nuk është mbyllur edhe pse fazën e parë Shqipëria e kaloi shumë mirë. Gjatë verës virusi do të transmetohet në vatra. Nuk do të zhduket”, u shpreh ai.
-Përse mendoni se në tetor do të ketë të njëjtën forcë?
Solis: Bie pjesa e vapës dhe do të fillojë faza e dytë dhe e tretë. Forca goditëse e virusit do të jetë më e madhe dhe ne duhet të jemi vigjilent. Vazhdimisht virusi bën mutacione ndaj dhe është e vështirë të realizohen vaksina.
Në Shqipëri duhet hapur më shumë, më shpejt dhe ekonomia duhet të fillojë. Po të më thuash kë do të zgjedhësh vdekjen nga koronavirusi apo varfëria do të zgjidhja virusin. Duhet një hapje më e shpejtë”, u shpreh ai.
Më tej ish-ministri i Shëndetësisë tha se vdekjet nga sëmundjet e tjera do të jenë shumë më të larta për shkak të frikës së COVID-19.
“Ka një përqindje shumë e lartë e pacientëve apsimptomaik. Të gjithë duhet të jemi alert secili duhet të mbrojë veten e tij, pasi kjo situatë nuk ka mbaruar. Epidemia të ul në “gjunjë”, masat janë probleme komplekse ekonomike-shkencore”, u shpreh ai.