Ish-ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka uruar studentët në të gjithë vendin që nisin sot vitin akademik. Znj.Kushi ka zgjedhur që mesazhin ta bëjë në krah të kampionit special Gersi Troka, i cili fillon sot studimet e larta në Universitetin e Sporteve të Tiranës.
“Së bashku me kampionin Gersi Troka, i cili në qershor fitoi medalje ari në not, në Lojërat Botërore Olimpike Speciale në Berlin, dhe që sot fillon studimet e larta në Universitetin e Sporteve të Tiranës, uroj me zemër të gjithë studentët dhe pedagogët në mbarë Shqipërinë 🇦🇱 për një vit akademik të mbarë e të suksesshëm!”