Ish-ministrja: Erion Veliaj të futet në karantinë, të japë dorëheqjen bashkë me Ramën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mirela Karabina, e cila mbajti edhe postin e ministres së Arsimit në 2017 kur u bë pakti Rama-Basha, ishte e pranishme sot në protestën e artistëve.

Në fjalën e saj, Karabinë kërkoi dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të kryeministrit Edi Rama.

Ky pushtet kriminal që kërkoi të vrasë qytetarët e tij merr vendime vetëm në dëm të qytetarëve. Rama urdhëroi shembjen e Teatrit, ndërsa Veliaj ekzekutoi. Shikoni kush janë anëtarët e këshillit bashkiak që kanë firmosur shembjen. Sot ata janë turpi i qytetit, janë turpi i Shqipërisë. Sot nga ky shesh ne kërkojmë futjen e Erion Veliajt në karantinë. Sepse ai dhe Rama futën shqiptarët në karantinë për të shembur teatrin kombëtar. Erion Veliaj ekzekutoi atë që ne nuk e menduam kurrë. Rama dhe Veliaj me shembjen e teatrit kanë fundin e krupshëm politik. Sot duhet të ngrihemi n ë këmbë për të mbrojtur Shqipërinë. Erion Veliaj dhe Edi Rama duhet të japin sot dorëheqjen”, tha Karabina.

Share This Article