Ish-mjekja e Chelseat thotë se paraqitja e vetëm një rasti do të shkatërronte çdo gjë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-mjekja e Chelseat, Eva Carneiro ka tërhequr vërejtjen se “duhet vetëm një rast për të shkatërruar çdo gjë’, ndërkohë që po bëhen përpjekje për kthim të futbollit pas krizës së shkaktuar nga Covid – 19.

Premier League do të shqyrtojë sot ide për të përfunduar edicionin 2019\2020.

Carneiro, që ka punuar në ekipin mjekësor të Chelseat për gjashtë vjet, ka tërhequr vërejtjen lidhur me kthimin e ndeshjeve, duke lënë të kuptohet se ndeshjet mund të ndikojnë në përhapjen e Covid – 19.

“Duhet të jetë një përpjekje e gjerë. Është më e madhe se çdo individ, çdo etnitet i vetëm, çdo ekip, trajner apo lojtar”, ka thënë ajo për BBC.

“Duhet vetëm një rast për të shkatërruar çdo gjë dhe për të vënë shumë njerëz në rrezik. Diçka duhet të ndryshojë dhe potencialisht mund të ndryshojë për të mirë, për të gjithë ne. Është në interesin e të gjithëve që të ndryshojmë këtë”.

Share This Article