• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 18, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Ish-pjesëtari i MUP-it: Nëse Vuçiq nuk më kërkon falje, do të dëshmoj për krejt krimet që njerëzit e tij kanë kryer në Kosovë

Ish-pjesëtari i MUP-it: Nëse Vuçiq nuk më kërkon falje, do të dëshmoj për krejt krimet që njerëzit e tij kanë kryer në Kosovë

by albnews
31 December, 2020
in Bota, Kosova
0
4
VIEWS

Ish-pjesëtari i MUP-it serb, që gjatë luftës në Kosovë, ka përdorur uniformën e UÇK-së për të kryer disa operacione kriminale, ka vendosur të flasë.

Këtë herë, Slavko Nikiq po e kërcënon drejtpërdrejt presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Thotë se do t’i tregojë krejt emrat e njerëzve që kanë kryer krime të rënda në Kosovë, e të cilët janë aktualisht pjesë e kabinetit të Vuçiqit.

Shkas i nisjes së nxjerrjes të së vërtetës në shesh, u bë deklarata e Vuciqit i cili akuzoi ish-pjesëtarin e MUP-it se ishte grabitës rrugësh në kohën e para dhe gjatë luftës në Kosovë.

Sipas Nikiqit, aktualisht në kabinetin e Aleksandar Vuciqit janë disa njerëz që thotë se i di me emër e mbiemër, që sipas tij kanë kryer krime në Kosovë.

Madje, thotë se e di edhe arsyen pse këta njerëz presidenti vazhdon t’i mbajë afër, pavarësisht asaj çka kanë bërë në Kosovë.

“Si kryetar i veteranëve dhe vullnetarëve serbë, e urdhëroj Aleksandar Vuçiqin, t’i paraqesë provat që ka për mua, qe kam qenë një grabitës rrugë. Përndryshe, unë do të paraqes të gjithë emrat dhe mbiemrat e njerëzve, nga ata që janë në kabinetin e tij e deri te krejt serbët e Kosovës që kanë kryer krimet më të rënda, për të cilët neve nga Kosova na vije turp, e që janë në rrethin e tij”, ka thënë mes tjerash Nikiq, ish-pjesëtari i MUP-it serb.

E nuk mjaftoi me kaq. Nikiq thotë se nëse presidenti nuk respekton këtë urdhër, ai do të dalë me emra e mbiemra të këtyre njerëzve që vazhdojnë të jenë krahu i djathtë dhe të fshihen prapa Vuçiqit, anipse kanë bërë krime.

“ Unë do të paraqes veprat penale që ata kanë kryer,  do të paraqes akuzat me emër dhe mbiemër, por do të publikojë edhe arsyen pse Vuçiqi po i mban ata dhe jo mua”, thotë Nikiq.

Para pak ditësh gjatë një interviste për mediat serbe, Aleksandar Vuçiq ka treguar hapur për krimet që ka kryer një ish-pjesëtar i MUP-it serb në Kosovë.

Si shkas u bë deklarata e Slavko Nikiq, një ish-agjent serb që ka deklaruar hapur se ka marrë pjesë në disa aksione në Kosovë, i veshur në uniformën e UÇK-së.

Ky i fundit e quajti Vuciqin tradhtar gjatë një emisioni në TV Pink.

Duke iu referuar komentit të Slavko Nikiq, Vuciq tha se opozita është e lumtur kur dikush e quan atë tradhtar, kushdo që të ishte, dhe pastaj ai lexoi atë që tha për Nikiq nga dokumenti ai u mbajt i regjistruar gjatë luftës së vitit 1999.

“Le të më quajnë lirisht tradhtar, njerëzit në Kosovë e dinë kush është kush”, ka thënë ai.

Madje Vuciq, ka treguar edhe një krim në të cilin e akuzon Nikiqin që ka marrë pjesë.

“Në rrugën kryesore Mitrovica-Rozaje, Slavko Nikiq me 6 persona të tjerë të armatosur ndaloi automjetet dhe plaçkiti. Ai nuk i lejoi shqiptarët të shkonin në Malin e Zi dhe u vodhën ari dhe bizhuteritë e tyre”, lexoi Vuçiç.

Siç shtoi ai, njerëzit në Kosovë e dinë shumë mirë kush është tradhtar dhe kush jo, dhe kjo është arsyeja pse ai i jep mbështetje 90 përqind Listës Serbe në zgjedhje.

“Kjo është arsyeja pse ata duhet të më quajnë lirisht një tradhtar”, shtoi Vuçiç.

Slavko Nikiq, është kolonel i MUP-it serb dhe pjesëtar i shërbimeve sekrete serbe. Njihet edhe si mik i mirë i kriminelit Ratko Mladiq. Ka jetuar në Prishtinë, kurse sot është një nga kozakët e rusëve në Ballkan.

Para pak kohësh ai vet në një emision në Serbi, e pranoi se ka qenë i maskuar me uniformën e UÇK-së në disa raste, raporton Syri.net.

Por duket se koloneli i MUP-it është bërë pishman për krejt çka ka thënë.

Pak ditë pas publikimit të asaj videoje, Nikiq në një tjetër emision është munduar që veprimet e tij kriminale tija hedh shqiptarëve.

Kozaku i rusëve në Ballkan po pretendon se shqiptarët kanë përdorur uniforma me simbole të shteteve tjera për te kryer siç pretendon ai “punë” në kohë lufte

“Unë në territorin tim në uniformë kurrë nuk kam vendosur simbole tjera, shqiptarët po”.

Por ishte ky momenti kur Nikic zihet ngushtë nga gazetari, i cili ia kujton deklaratën që ai dha kohë më parë.

“Për çka je duke folë kur ti e ke vesh uniformën e UÇK-së”, ishte pyetja e gazetarit që si duket e nervozoi pak Nikicin.

“Jo, jo ajo ishte… ajo quhet puna operative në terren, nëse nuk e ke ditur pyete dikë që ta sqaron”.

Kështu u mundua ish-pjesëtari i MUP-it ta nxjerrë veten për deklaratën që e tha e që tash po mundohet ta kamuflojë.

Ish- pjesëtari i MUP-it serb tregon se si gjatë luftës në Kosovë, ka përdorur uniformën e UÇK-së për të kryer operacione.

Kohë më parë në një emision në Serbi, ai ka pranuar se ka qenë i maskuar me uniformën e UÇK-së në disa raste. Ky emision u transmetua në Serbi derisa Nikic po e publikonte librin e tij me rrëfimet për luftën.

“Kanë menduar se kjo foto është montazh, por ua siguroj unë se uniforma është e vërtetë”, ka thënë ai. Ndiqeni deklaratën e tij shokuese të thënë publikisht. A ishte ky ish-pjesëtar i MUP-it i veshur në uniformën e UÇK-së, i përfshirë në rastin “Panda” në Pejë?

22 vjet më parë Serbia ishte ngritur në këmbë për një krim që kishte ndodhur në qytetin e Pejës, ku gjashtë të rinj serbë ishin vrarë në një kafene. Siç ndodhte zakonisht asokohe, shteti serb ishte munduar që fajin t’ua hidhte shqiptarëve, duke rrahur e burgosur dhjetëra pejanë për krimin që nuk e kishin kryer.

Atëkohë u tha se disa persona nën uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë hyrë në lokal dhe kanë vrarë të rinjtë serbë.

Mirëpo, në vitin 2015, 17 vjet më pas, shteti serb e pati pranuar se rasti i ashtuquajtur “Panda” ishte organizuar dhe shkaktuar nga vetë ata.

Tek vonë presidenti i Serbisë ka dalë publikisht duke thënë se Serbia nuk ka fakte se ky krim u krye nga shqiptarët, siç pretendohej atëkohë.

Derisa tash, po dalin fakte të reja.

Në një video shihet se si ish-pjesëtar të MUP-it serb, në uniformën e UÇK-së ka marrë pjesë në disa raste në Kosovë.

Nuk dihet nëse kjo deklaratë e tij, lidhet direkt me rastin “Panda”. Por dëshmitarët e rastit kanë zbardhur gjithçka.

Në një dokument të publikuar kohë më parë, është publikuar dosja komplete e këtij rasti të tmerrshëm, pas së cilit u fajësua Kosova dhe ushtarët e saj.

“Gjyqtari hetues i Gjykatës së Qarkut në Pejë bashkë me prokurorin publik të Qarkut kanë qëndruar në vendin e ngjarjes në prani të anëtarëve të misionit verifikues të OSBE-së, Kaufman Volfang, Gjorgjo Pikirila dhe …, me ç’rast është konstatuar si në vijim: Para kafenesë ‘Panda’ në tarracë janë gjetur 42 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm AP, të prodhimit kinez. Në brendësi të lokalit në dysheme janë gjetur katër trupa të mbuluar me gjak. Nga ana e majtë, shikuar nga dera hyrëse pas anës së pasme, shihen 17 të shtëna nga projektilët dhe 8 goditje në banak nga ana e pasme. Në dysheme afër banakut janë gjetur tri gëzhoja të kalibrit 7.62 mm AP të prodhimit kinez, kurse pas banakut 7 vrima të projektilit nga ana e dyerve të kuzhinës të cilat gjenden menjëherë afër banakut. Po ashtu, aty shihen edhe projektilë të tjerë. Sipas udhëzimit të gjyqtarit hetues, trupat janë dërguar në spitalin e Pejës…”, thuhet në raport.

Pjesa tjetër e dokumentit është e dëmtuar dhe vështirë të lexohet, derisa në fund të raportit të faqes dy shkruan se sipas deklaratave të dëshmitarëve, dy terroristë me “fantomka” (maska) në kokë dhe të armatosur, me të hyrë në kafene kanë hapur zjarr në drejtim të mysafirëve, ku me pas janë larguar në drejtim të panjohur. Në kafene, sipas raportit, në ato momente qëndronin rreth 20 mysafirë.

Gjatë bisedës së mëtejshme, dëshmitari Nikola Rajeviq, thotë se i shtrirë në dysheme i ka parë dy terroristë sesi hapnin zjarr. Rajeviq njërin prej tyre e përshkruan të gjatë 185 cm, të hollë dhe të veshur me të zeza, derisa tjetrin si më të shkurtër, rreth 175 cm dhe të veshur po ashtu me të zeza.

Vrasja e 6 të rinjve serbë në kafenenë “Panda” në Pejë, në vitin 1998, është krim, faktet e zbardhjes dhe autorët e të cilit janë fshehur rreth 15 vjet nga shteti i Serbisë, vlerësojnë përfaqësuesit e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe në Serbi.

Krimin, i cili është kryer më 14 dhjetor të vitit 1998, autoritetet e atëhershme të shtetit serb e patën quajtur akt terrorist dhe për të i patën fajësuar shqiptarët dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Rreth tri javë më parë, autoritetet e tanishme të larta të Serbisë kanë paralajmëruar se lidhur me krimin në Pejë, nuk ka argumente se e kanë bërë shqiptarët dhe se opinioni në Serbi do të ballafaqohet me lajme të tmerrshme lidhur me këtë rast./Express/

Previous Post

Njoftimi i Ambasadës së Kosovës në Itali

Next Post

FSK dhe Garda Kombëtare e Iowa-s në misione të përbashkëta

albnews

albnews

Related Posts

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Albania

DW: Edhe kancelari Merz i interesuar për modelin italian të azilantëve me Shqipërinë

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Bota

Gjermania dhe Britania forcojnë bashkëpunimin ushtarak!

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Albania

Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të kantonit se St. Gallenit, Zvicër

18 May, 2025
Next Post
FSK pjesë e ushtrimit shumëkombësh në Gjermani

FSK dhe Garda Kombëtare e Iowa-s në misione të përbashkëta

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Britania e Madhe merr sërish zero pikë nga publiku në Eurovision 2025

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

18 May, 2025
Britania do të thithë karbonin nga deti

Britania do të thithë karbonin nga deti

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4711 shares
    Share 1884 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM