ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ngrirja e bisedimeve mes dy udhëheqësve, Orban: Vazhdojnë përgatitjet për një samit midis Trump dhe Putin 5 hours ago
Berisha njofton zgjedhjet për kreun e PD: Do të ketë një garë të hapur, do të jem pjesë 5 hours ago
Prej ditësh i shtruar në spital, flet Agustin Kola: Jam mirë, ju dua shumë të gjithëve 5 hours ago
Policia e Tiranës publikon bilancin dyditor: 6 të arrestuar, 13 procedime penale dhe 5 persona në kërkim 5 hours ago
Jim Carrey, nga 20 milionë dollarë për film në zhdukje nga Hollywood-i/ Historia e rënies së një ylli dhe tragjeditë që e ndoqën 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Ish-pjesëtari i sigurimit të shtetit hap zjarr pranë Parlamentit serb, Vuçiç: Akt terrorist, e prisja që do të ndodhte

albnews by albnews
22 October, 2025
in Bota
0
Ish-pjesëtari i sigurimit të shtetit hap zjarr pranë Parlamentit serb, Vuçiç: Akt terrorist, e prisja që do të ndodhte
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot në një konferencë për shtyp se personi i arrestuar pas incidentit para Kuvendit të Serbisë është Vladan A., i lindur në vitin 1955 në Beograd, një pensionist dhe ish-punonjës i Shërbimit të Sigurimit të Shtetit (DB).

“Ky person ka banesën në komunën Stari Grad. Sipas vlerësimit tim si jurist dhe politikan, ai ka kryer një sulm terrorist të tmerrshëm ndaj personave të tjerë dhe pasurisë së huaj, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm. Kualifikimin përfundimtar të veprës do ta japë prokuroria kompetente”, tha Vuçiç, raporton N1.

RelatedPosts

Ngrirja e bisedimeve mes dy udhëheqësve, Orban: Vazhdojnë përgatitjet për një samit midis Trump dhe Putin

Zelensky do të vizitojë Brukselin dhe Londrën këtë javë, thotë një zyrtar i lartë ukrainas

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të ruajnë juridiksionin ekskluziv mbi çështjet e sigurisë kombëtare

Ai shtoi se, në varësi të përcaktimit ligjor, çështja do të trajtohet ose nga Prokuroria për Krimin e Organizuar ose nga Prokuroria e Lartë Publike në Beograd.

Vuçiç bëri të ditur se i arrestuari ka punuar për Sigurimin e Shtetit (DB) për rreth 16 vjet, deri në vitin 1993. “Bëhet fjalë për një njeri me përvojë, që deri më 1993 ka qenë pjesë e shërbimeve të sigurisë. Tani është pensionist, por më herët ka punuar edhe në disa biznese private”, tha Presidenti serb.

Sipas tij, Vladan A. posedon armë të regjistruara ligjërisht, një pistoletë “Crvena Zastava M99”, të cilën e kishte dorëzuar në vitin 2018 gjatë fushatës për çarmatim të qytetarëve, si dhe një armë tjetër të vjetër të markës “Melior”.

Vuçiç njoftoi se gjatë incidentit është plagosur Milan B., baba i dy fëmijëve. “Vajza e tij është studente, një prej atyre që duan të ndjekin mësimet. Ai ndodhej pranë çadrave kur ndodhi ngjarja”, tha Vuçiç, duke shtuar se “ishte vetëm çështje kohe” që diçka e tillë të ndodhte.

Sipas tij, ngjarja është rezultat i “klimës së urrejtjes dhe agresionit” të krijuar gjatë protestave dhe bllokadave të studentëve.

Vuçiç theksoi se në sulm është përdorur armë zjarri dhe se motivi ka qenë “qartësisht politik”. “Qëllimi ishte të krijohej rrezik i përgjithshëm, me motiv politik të qartë. Ai ka thënë se e nervozonin çadrat në qendër të qytetit”, deklaroi presidenti.

Ai gjithashtu u shpreh se disa persona nga opozita “kanë ditur saktësisht çfarë dhe ku të filmonin”, duke iu referuar pamjeve që janë publikuar në rrjetet sociale menjëherë pas ngjarjes. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ngrirja e bisedimeve mes dy udhëheqësve, Orban: Vazhdojnë përgatitjet për një samit midis Trump dhe Putin

Ngrirja e bisedimeve mes dy udhëheqësve, Orban: Vazhdojnë përgatitjet për një samit midis Trump dhe Putin

22 October, 2025
Berisha njofton zgjedhjet për kreun e PD: Do të ketë një garë të hapur, do të jem pjesë

Berisha njofton zgjedhjet për kreun e PD: Do të ketë një garë të hapur, do të jem pjesë

22 October, 2025
Prej ditësh i shtruar në spital, flet Agustin Kola: Jam mirë, ju dua shumë të gjithëve

Prej ditësh i shtruar në spital, flet Agustin Kola: Jam mirë, ju dua shumë të gjithëve

22 October, 2025
Policia e Tiranës publikon bilancin dyditor: 6 të arrestuar, 13 procedime penale dhe 5 persona në kërkim

Policia e Tiranës publikon bilancin dyditor: 6 të arrestuar, 13 procedime penale dhe 5 persona në kërkim

22 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result