Ish-presidenti Bill Clinton, George W Bush dhe Barack Obama ndodhen të gjithë në Capitol Hill për ceremoninë e betimit të Joe Biden, në shfaqjen tradicionale të unitetit ndërpartiak dhe kombëtar rreth festimit të një presidenti të ri.
Klinton shoqërohej nga Hillary Clinton, ish-sekretarja e Shtetit dhe kandidate për presidente.
Bush ishte me bashkëshorten, Laura, ndërsa Obama ishte gjithashtu bashkëshorten, Michelle Obama.
Ish-presidenti Jimmy Carter, i cili është 96 vjeç dhe me shëndet të dobët, nuk ishte në gjendje të merrte pjesë.
Bush është ish-presidenti i fundit republikan i gjallë, megjithëse së shpejti do të bashkohet me të edhe Donald Trump.