Ish-presidenti amerikan, George W. Bush ka folur në Shanksville, Pensivlani, në Memorialin e Fluturimit 93, duke kujtuar se si sot e 20 vjet më parë “bota ishte e zhurmshme me masakra dhe sirena”,
“Njëzet vjet më parë, ne e kuptuam se në mënyra të ndryshme, në vende të ndryshme, por në të njëjtin moment, që jeta jonë do të ndryshonte përgjithmonë. Bota ishte e zhurmshme me masakër dhe sirena, pastaj të qetë me zëra të humbur që nuk do të dëgjoheshin përsëri”, ka deklaruar Bush në një fjalim.
“Këto jetë mbetën të çmuara për vendin tonë dhe pafundësisht të çmuara për shumë prej jush. Sot, ne kujtojmë humbjen tuaj. Ne ndajmë pikëllimin tuaj dhe nderojmë burrat dhe gratë që i keni dashur kaq gjatë dhe aq mirë”, u shpreh ish-presidenti amerikan.
Ndryshe, sot janë bërë 20 vjet që kur kanë ndodhur sulmet vdekjeprurëse të 11 shtatorit në SHBA.
Katër avionë që fluturonin mbi SHBA-në lindore u kapën njëkohësisht nga ekipe të vogla rrëmbyesish.
Ato u përdorën më pas si raketa gjigante, të drejtuara për të rrëzuar ndërtesat historike në New York dhe Washington.
Dy avionë goditën Kullat Binjake të Qendrës Tregtare Botërore në New York; i pari goditi Kullën e Veriut, derisa i dyti u rrëzua në Kullën e Jugut.
Avioni i tretë shkatërroi ‘faqen’ perëndimore të Pentagonit – selia gjigante e ushtrisë amerikane pak jashtë kryeqytetit të vendit, Washington DC.
Avioni i katërt u rrëzua në një fushë në Pensilvani pasi udhëtarët u kundërpërgjigjën. Mendohet se rrëmbyesit kishin për qëllim të sulmonin ndërtesën e Kapitolit në Washington DC.
Në total, 2,977 njerëz (pa llogaritur 19 rrëmbyesit) humbën jetën, shumica e tyre në New York.