Ish-presidenti Bujar Nishani është shtruar ditën e sotme në sanatorium, spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Sipas “News24”, ish-kreu i shtetit po trajtohet për një infeksion pulmonar post-Covid.
Si duket ish-presidenti Nishani ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore pasi ka kaluar koronavirusin.
Mësohet se ai po merr trajtimin mjekësor, ndërsa deri në këto momente nuk ka detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.