Ish-presidenti francez mund të kryejë burgimin në vilën luksozve të gruas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy i dënuar për korrupsion, me shumë gjasa do të kryejë dënimin prej 1 vit prapa hekurave, në vilën gjigande të gruas së tij Carla Bruni, megjithse u shpall fajtor për tentativë korruptimi të një gjykatësi.

Ai u dënua me tre vite burg, dy prej të cilave të pezulluara, ndërsa gjykatësja Christine Mée tha se mund të lejohet të kryejë dënimin në shtëpi, i pajisur me byzylykun elektronik në kavilje.

Kjo do të thotë se Sarkozy do të kalojë 12 muajt e dënimit në vilën luksoze të Parisit të gruas së tij Carla, 53 vjeçarja milionere ish-këngëtare, modele dhe aktore.

Carla zotëron shtëpinë e saj 3 milionë euro në Villa Montmorency – ndërtesa ekskluzive e shekullit të 19-të në kryeqytetin francez.

Brenda apartamentit me tre dhoma gjumi, ish-pop star Bruni, ka studion e saj të regjistrimit. Në këtë apartament kanë jetuar më parë sskriamtari i ‘Les Miserables’,Victor Hugo dhe aktori Gérard Depardieu.

Sarkozy do të mbetet gjithashtu i lirë gjatë procesit të apelit, çka mund të zgjasë disa vite.

Presidenti i fundit francez që është dënuar me burgim, ka qenë Marshal Philippe Pétain, bashkëpunëtori i nazistëve në kohën e Luftës II Botërore.

Share This Article