ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Afganistani dhe Pakistani marrëveshje për armëpushim të menjëhershëm pas bisedimeve në Doha 8 minutes ago
Liverpool nuk di më si të fitojë, Manchester United triumfon në Anfield 1 hour ago
Ana Babiç zgjidhet presidente e re e Republikës Srpska, në detyrë deri në 23 nëntor 1 hour ago
Operacioni në Zveçan dhe Zubin Potok-Prokuroria Speciale: Në kuadër të hetimeve për vrasjen e zyrtarit të EULEX-i 1 hour ago
Sulmi ndaj forcave izraelite-SHBA: Po punojmë intensivisht të rikthejmë qetësinë në Rripin e Gazës 2 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy bëhet gati të shkojë në burg

albnews by albnews
19 October, 2025
in Show - Biz
0
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy bëhet gati të shkojë në burg
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, do të shkojë në burg ditën e martë pasi u dënua nga gjykata me pesë vjet burgim për komplot kriminal lidhur me një skemë për të siguruar fonde për fushatën elektorale nga regjimi i ish-diktatorit libian Muammar Gaddafi.

Sarkozy, i cili shërbeu si president i Francës midis viteve 2007 dhe 2012, bëhet ish-kreu i parë i një shteti të Bashkimit Evropian që vuan dënimin me burg, si dhe lideri i parë francez i pasluftës që dënohet me burgim.

RelatedPosts

Zgjedhjet lokale-Mbyllet procesi i votimit në Maqedoninë e Veriut

Bizhuteri “të paçmuara” u vodhën gjatë bastisjes në Muzeun e Luvrit

Çfarë dimë për grabitjen e bizhuterive në Luvër

“Nuk kam frikë nga burgu. Do ta mbaj kokën lart, përfshirë edhe te hyrja e burgut,” deklaroi Sarkozy për La Tribune de Dimanche.

Atij i është urdhëruar të paraqitet në portat e burgut La Santé në jug të Parisit herët në mëngjesin e së martës. Ai tha se nuk ka kërkuar “asnjë privilegj” në trajtimin e tij pas hekurave. Sarkozy, 70 vjeç, i tha Le Figaro-s se ka paketuar foto familjare dhe tre libra, siç lejohet për javën e parë.

“Po marr Kontin e Monte Kristos dhe dy vëllime të biografisë së Jezusit nga Jean-Christian Petitfils,” tha ai.

Sarkozy pritet të mbahet në izolim për sigurinë e tij, në një qeli individuale rreth 9 metra katrorë. Nuk do të ketë telefon celular, por do të ketë një televizor të vogël.

Një linjë telefonike e kontrolluar nga siguria do t’i mundësojë kontaktin me avokatët dhe familjen.

Ai pritet të ketë të drejtën për dy vizita në javë nga familja. Sarkozy tha për Le Figaro se i është këshilluar të marrë tapa veshësh.

“Gjatë natës dëgjohet shumë zhurmë, britma, ulërima,” shtoi ai.

Sarkozy do të mund të dalë nga qelia për një orë në ditë, për të ecur në një oborr të brendshëm, me hapësirën lart të mbrojtur nga rrjetë teli.

Tre roje burgu do ta shoqërojnë kur të dalë nga qelia.

“Jeta ime është një roman dhe kjo sprovë tani është pjesë e saj,” tha Sarkozy për Le Figaro. Ndërsa shtoi se “Donin të më zhduknin, por kjo do të më bëjë të rilind.”

Burgu La Santé ka mbajtur disa nga të burgosurit më të famshëm të Francës në historinë e tij 158-vjeçare, përfshirë terroristin Carlos the Jackal dhe kriminelin e luftës Maurice Papon.

Djali i Sarkozy-së, Louis, i cili po përgatitet të kandidojë për kryetar bashkie në Menton në Rivierën Franceze pranverën e ardhshme, u bëri thirrje mbështetësve të qëndrojnë pranë shtëpisë së Sarkozy në zonën e 16-të të Parisit për ta përcjellë atë ndërsa do t’i drejtohet burgut ditën e martë.

Sarkozy u shpall fajtor muajin e kaluar për komplot kriminal lidhur me një skemë për të kërkuar fonde nga regjimi i Gaddafit për fushatën e tij të suksesshme presidenciale të vitit 2007.

Gjyqtarja kryesuese, Nathalie Gavarino, e justifikoi dënimin me pesë vjet burg duke thënë se faktet e çështjes ishin të një “rëndësie të jashtëzakonshme” dhe “të afta të minojnë besimin e qytetarëve”.

Gjatë gjyqit, prokurori deklaroi se Sarkozy hyri në një “pakt korrupsioni faustian me një nga diktatorët më të neveritshëm të 30 viteve të fundit” për të siguruar fonde elektorale nga Gaddafi.

Megjithatë, Sarkozy u shpall i pafajshëm për tre akuza të veçanta për korrupsion, keqpërdorim të fondeve publike libiane dhe financim të paligjshëm të fushatës elektorale.

Në gjyq, Sarkozy mohoi çdo akuzë dhe tha se nuk ishte pjesë e një komploti kriminal për të kërkuar fonde elektorale nga Libia. Ai ka apeluar kundër dënimit. Një gjyq i ri pritet të zhvillohet brenda rreth gjashtë muajve.

Megjithatë, natyra e dënimit të tij me burg nënkupton se ai duhet të hyjë në burg ndërsa procesi i apelit vijon.

Avokatët e ish-presidentit pritet të kërkojnë zyrtarisht lirimin e tij sapo të mbërrijë në burg, dhe  gjykata do të ketë dy muaj kohë për të shqyrtuar kërkesën.

Gjykata mund të urdhërojë lirimin e Sarkozy-t nën mbikëqyrje gjyqësore ose arrest shtëpiak me një byzylyk elektronik.

Gjithashtu, mund të vendosë kundër lirimit të tij nga burgu nëse, për shembull, konsideron se kjo është e vetmja mënyrë për të parandaluar manipulimin e provave ose frikësimin e dëshmitarëve.

Edhe pse akuzat për një pakt të fshehtë për financimin e fushatës me regjimin libian përbënin gjyqin më të madh për korrupsion me të cilin është përballur Sarkozy, ai ishte dënuar më herët në dy raste të veçanta dhe i ishte hequr nderi më i lartë i Francës, Legjioni i Nderit.

Më herët, Sarkozy u bë ish-kreu i parë i shtetit francez që u detyrua të mbante një byzylyk elektronik pas një dënimi për korrupsion dhe trafik ndikimi për përpjekje të paligjshme për të siguruar favore nga një gjyqtar, shkruan “The Guardian”.

Në atë rast, ai u dënua me një vit burg, por mundi ta vuajë dënimin me një byzylyk elektronik të vendosur rreth kyçit të këmbës. Ai mbajti byzylykun për tre muaj para se të lirohej me kusht.

Gjyqtarja kryesuese e gjyqit për komplot kriminal mori kërcënime me vdekje nga persona të panjohur pas vendimit të muajit të kaluar, duke nxitur presidentin Emmanuel Macron t’i dënojë publikisht këto sulme si “të papranueshme”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Afganistani dhe Pakistani marrëveshje për armëpushim të menjëhershëm pas bisedimeve në Doha

Afganistani dhe Pakistani marrëveshje për armëpushim të menjëhershëm pas bisedimeve në Doha

19 October, 2025
Liverpool nuk di më si të fitojë, Manchester United triumfon në Anfield

Liverpool nuk di më si të fitojë, Manchester United triumfon në Anfield

19 October, 2025
Ana Babiç zgjidhet presidente e re e Republikës Srpska, në detyrë deri në 23 nëntor

Ana Babiç zgjidhet presidente e re e Republikës Srpska, në detyrë deri në 23 nëntor

19 October, 2025
Operacioni në Zveçan dhe Zubin Potok-Prokuroria Speciale: Në kuadër të hetimeve për vrasjen e zyrtarit të EULEX-i

Operacioni në Zveçan dhe Zubin Potok-Prokuroria Speciale: Në kuadër të hetimeve për vrasjen e zyrtarit të EULEX-i

19 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result