Ish-presidenti i Real Madridit vdes nga koronavirusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-presidenti i Real Madridit, Lorenzo Sanz ka vdekur në moshën 76-vjeçare këtë të shtunë pasi është hospitalizuar me koronavirus, raporton BBC.

Sanz, ishte president në Bernabeu në vitet 1995-2000, një periudhë në të cilën Reali e fitoi dy herë Ligën e Kampionëve.

“Babai im sapo ka vdekur”, ka shkruar djali i Sanzit, Lorenzo Sanz Duran, në Twitter.

“Ai nuk e meritoi fundin në këtë mënyrë. Një nga njerëzit më të mirë, më të guximshëm dhe më të zellshëm që kam parë ndonjëherë në jetën time. Familja e tij dhe Real Madridi ishin pasioni i tij”, ka shkruar tutje Duran.

Sanz ka nënshkruar me lojtarë të tillë si Roberto Carlos, Clarence Seedorf dhe Davor Suker, gjatë kohës së tij në krye të kampionëve spanjollë 33 herë.

Ai ka humbur zgjedhjet presidenciale të vitit 2000 ndaj Florentino Perez, i cili ndezi epokën “Galatico” të shpenzimeve të mëdha të Realit.

Djali tjetër i Sanzit, Fernando, 46-vjeç, ka luajtur për Real Madridin në vitet 1996-1999 para se të kalonte 7 vjetët e fundit të karrierës së tij në Malaga.

Share This Article