Ish-Presidenti i Zvicrës kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të KiE, ja qëndrimi i tij për Kosovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-Presidenti zviceran Alain Berset është një nga tre emrat që do të zgjidhet si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, njoftoi të hënën ministria e jashtme zvicerane. Asambleja Parlamentare do të zgjedhë fituesin më 25 qershor.

Ministria e Jashtme shkroi në Twitter se “mirëpret mbështetjen e shprehur nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës për kandidaturën” e Berset. “Ne riafirmojmë mbështetjen tonë për këtë kandidaturë zvicerane”, thuhet në reagimin e tyre.

Kandidatura e Berset u shpall në janar. Ish-presidenti i Zvicrës Berset ka shprehur më herët mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. “Shqiptarët ne vendin tonë janë një komunitet i madh dhe mjaft i rëndësishëm. Ata janë punëtorë dhe janë shembull integrimi dhe i suksesit në Zvicër” ka  thënë Berset.

Share This Article