Ish-presidenti Bujar Nishani, njëherësh kryetar i Këshillit Kombëtar të PD i ftuar në emisionin “Arena”, në RTV Ora foli në lidhje me përgjegjësitë e opozitës, në rast se të premten vendet anëtare të BE, do i thonë “jo” Shqipërisë.
Bujar Nishani:Ne jemi në një situatë që padyshim na penalizon, sepse na lë në një status-quoe jo pozitive nga ana e Bashkimit Europian. Është një kosto shumë e madhe që i jepet vendit, ndodh për shkak të keqqeverisjes për të disatën herë, dhe ka autorë konkretë që janë në Tiranë, dhe jo në Bruksel.
Hila:A keni përgjegjësi ju, si opozitë?
Nishani:Nëse hyjnë në artikulimin politik, palët shikojnë tek kundërshtari. Ne po flasim për një proces, unë mendoj se do të ishte gabim nëse ne do të fokusoheshim në elementë të caktuar politikë, dhe nuk e shohin procesin si një rrugëtim, dhe mos harrojmë që nëse e ndajmë në periudha, në kohën kur opozita e sotme ishte mazhorancë, procesi i integrimit Europian ka pasur disa faza, që tek nënshkrimi i marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, tek proceset ratifikuese tek të gjithë marrëveshjet nga Parlamentet e vendeve të BE, tek statusi i vendit kandidat.
Ne e mbajmë mend mirë se çfarë ndodhte me 3 ligjet e famshme. Pra, që nga momenti i nënshkrimit të MSA ka ecur pavarësisht këtyre antikapeve politike. Tani, kur është momenti i rëndësishëm politik, tani i jepet vistoja për të vijuar bisedimet për çështje të veçanta, dhe ky është një proces që e vrazhdon rrugëtimi ne integrimit, këtu kemi një bllokim total, nuk është më një proces që vijon, dhe neve jemi bllokuar. Dhe ky bllokimi nuk besoj që ka arsye që shan mazhorancën. Edhe nuk u anëtarësuam në NATO ne kishim opozitën në rrugë, nuk duhet harruar , ato ishin procese të njëanshme, ishte strategji e BE.