Ish-presidenti rus kërcënon Europën me luftë!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, deklaroi se Perëndimi i ka shpallur një luftë ekonomike Rusisë, në lidhje me sanksionet e rënda financiare që janë vendosur ndaj Moskës, si reagim për pushtimin e Ukrainës. “Do të zbatojmë një luftë totale ekonomike dhe financiare kundër Rusisë”, tha Le Maire në një intervistë radiofonike.

I menjëhershëm ishte reagimi i Rusisë. Ish-presidenti dhe ish-kryeministri, Dimitry Medvedev, i bëri thirrje zyrtarit francez që të bënte kujdes me deklaratat, pasi luftërat ekonomike mund të kthehen në luftëra reale.

“Sot, një ministër francez ka thënë se na kanë shpallur luftë ekonomike. Mbaj gojën, zotëri! Dhe mos harro që në historinë e njerëzimit, luftërat ekonomike shpeshherë kthehen në luftëra reale”, tha Medvedev në një postim në Twitter.

Share This Article