Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka takuar ish kongresmenin Eliot Engel.
Jahjaga në një postim në Facebook shkruan se Engel ka qenë zëri kryesor për ndihmë kur Kosova po kalonte në ditët më të vështira.
“Është gjithmonë kënaqësi dhe nder të takohem me mikun tim dhe të gjithë Kosovës, kongresmenin Eliot Engel.
Kongresmenin Engel e falënderova që gjithmonë ka qenë zëri kryesor për ndihmë kur Kosova po kalonte në ditët më të vështira.
Po ashtu, gjatë këtij takimi pata rastin të falënderoj edhe z. Harry Bajraktari i cili në bashkëpunim me Kongresmenin Engel, që përmes lobimit të tij bëri të mundur që kërkesa ime si Ish-Presidente të shtyhet përpara që në Prill të vitit 2019 Kosova dhe zëri i të mbijetuarave të dhunës seksuale dhe krimeve të tjera gjatë luftës të dëgjohet për herë të parë pranë Komitetit për Politikë të Jashtme të Kongresit Amerikan gjë e cila e vendosi këtë kauzë në një nivel tjetër”, shkruan Jahjaga.