Ish shefi i AKI-së: Shërbimi sekret serb tentoi të vrasë Hashim Thaçin në vitin 2014

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish drejtori i AKI-së, Bashkim Smakaj ka dhënë një deklaratë ekskluzive në emisionin Pressing në T7.

Sipas Smakaj-t shërbimet e intelegjencës së Kosovës e kanë parandaluar një atentat ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, më 2014 në ndeshjen e parë të kombëtares së Kosovës.

“Institucionet e sigurisë kanë qenë shumë të përgatitura për këto lojëra në territorin e Kosovës. Ju kujtohet në vitin 2009 ndalimi i agjentëve të BIA-s. Më 2014 kur është bërë ndeshja e parë e Kosovës kemi parandaluar një sulm që ishte nisur nga shërbimi sekret serb ndaj titullarëve tonë që të prishej ajo atmosferë festive”, tha ai në Pressing në T7.

Sipas tij, shënjestra ishte ish-kryeministri Thaçi.

 “Me metoda të tilla. Metodologji e njëjtë që të kryhej atentat ndaj titullarëve tonë në ndeshjen e kombëtares së Kosovës. Kryeministrit. Ishte punësuar një snajper nga forcat elitare serbe dhe i cili pastaj, në bashkëpunim me shërbimet partnere, nuk e kishte mohuar shërbimi serb që ishte planifikuar diçka e tillë. Me partnerët tonë kishim dërguar mesazh në Serbi që të ndalohej kjo dhe të arrestohej ai. aAi ishte arrestuar”, tregon ai.

Share This Article