Ish shoqja e Melanie-s, gati të zbulojë sekretet e saj në libër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Melania and me”, kështu titullohet libri që do të dalë në shitje që nga 1 shtatori i këtij viti. Stephanie Winston Wolkoff ishte shoqja e ngushtë e Melania Trump dhe ndihmësja e saj në organizimin e ceremonisë së betimit të Trump, kur mori presidencën.

Pak kohë më vonë Stephanie dhe kompania e saj u akuzuan për vjedhjen e 26 milionë dollarëve nga organizimi i ceremonisë dhe kjo solli shkatërrimin e marrëdhënies së tyre. Ajo nuk e ka pranuar kurrë këtë akuzë, por humbi punën dhe miqësinë me Melanian si pasojë e kësaj.  Libri do tregojë këtë histori e të tjera para kësaj ngjarje. Thuhet se do të jetë “shpërthyes”, por mbetet për t`u lexuar.

Share This Article