Ish-sulmuesi holandez nis me trofe karrierën si trajner

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Karriera e Ruud Van Nistelrooy si trajner ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Ish-sulmuesi holandez ka fituar Superkupën e Holandës me PSV Eindhoven, duke mundur Ajax me rezultatin 5-3.

Van Nistelrooy, i cili në karrierën e tij ka luajtur me PSV, Manchester United dhe Real Madrid, përpara se të varte këpucët në gozhdë në vitin 2012, kur luante me Malagën, është rikthyer tashmë në futbollin elitar.

Në periudhën 2016-2021, ai ka qenë trajneri i sulmuesve në ekipet zinxhir të PSV, më pas u bë trajner i ekipit të dytë dhe tani ka në dorë frerët e ekipit të parë, të cilin do të mundohet ta kthejë edhe te titulli kampion në Holandë.

Share This Article