Mirko Vuçiniç shpallet fajtor për evazion fiskal. Ish-sulmuesi malazez është dënuar në Itali me dy vite burgim me kusht për evazion fiskal. Sipas mediave italiane, gjykata e shpalli fajtor ish sulmuesin e Leçes, Romës dhe Juventusit për evazion fiskal.
Bëhet fjalë për periudhën 2014-2017 kur Mirko Vuçiniç luajti për Al Xhazira dhe italianët e akuzojnë se nuk ka deklaruar të ardhurat prej gjashtë milionë eurosh. Avokati i tij pretendon se ai nuk ishte i lidhur financiarisht me Italinë në atë kohë dhe se nuk ishte i detyruar të justifikonte paratë. Megjithatë, gjykatësi vendosi kundër tij.