Ish-sulmuesi i Lazios: Vedat Muriqi një armë e rëndësishme e ekipit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-sulmuesi i Lazios, Fabio Poli ka thënë se Vedat Muriqi po rritet dhe ka filluar të përshtatet në ekipin nga Roma. Ai ka thënë se Muriqi duhet të shfrytëzohet më shumë nga lojtarët e Lazios. “Kosovari po rritet, ai ka filluar të përshtatet.

Nëse ai është vendosur në një pozitë për të shënuar, duhet shfrytëzuar harkimet për të shënuar me kokë. Ai mund të jetë një armë e rëndësishme, ndërsa mund të humb shumë nëse i kërkohet të lëvizë nëpër fushë dhe të lidhet shpesh me shokët e skuadrës”, ka thënë Poli “La Lazio Siamo Noi”. Sulmuesi 26-vjeçar i përfaqësueses së Kosovës në fundjavë shënoi golin e parë në Serie A me fanellën e Lazios që kur u trasnferua nga Fenerbahçe. Me Lazion ka kontratë deri në verën e vitit 2026, ndërsa këtë edicion në të gjitha garat ka luajtur 17 ndeshje. Një gol të shënuar e ka edhe për Kupë të Italisë.

Share This Article