Ish-talenti i Manchesterit u zgjua nga koma duke folur rrjedhshëm frëngjisht

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rory Curtis nuk dinte e as nuk kujtonte asgjë, kur u zgjua nga koma. Ai nuk e dinte se ku ishte. Nuk kujtonte të kaluarën e tij si një sulmues premtues adoleshent në akademinë e Manchester Unitedit; as rënien e ngadaltë të karrierës së tij në futboll; as aksidentin që e kishte lënë me një lëndim të rëndë në ije, një bërryl të thyer, hemorragji dhe dëmtim të trurit.

Kur ai filloi t’i hapë sytë dhe kur nisi të nxjerrë fjalët e para nga goja, ai fliste rrjedhshëm gjuhën frënge, të cilën ai e kishte mësuar herët në shkollën fillore, por që e kishte harruar gjatë jetës. Ai foli aq rrjedhshëm, me një intonacion aq të përsosur, sa infermierja që përkujdesej për të, me kombësi franceze, e pyeti babanë e tij se nga cila pjesë e Francës ata ishin. Por, frëngjishtja e Curtisit zgjati vetëm në atë bisedë. Si kujtimi i një ëndrre, aftësia e tij për të folur frëngjisht u zhduk shpejt, raporton BBC.

“Duke e dëgjuar këtë, babai im bëri disa kërkime”, thotë Curtis. “Familja jonë, prejardhjen e kishte nga Normandia, por kjo ishte në vitet 1800. Nëse kërkoni në ‘YouTube’ për emrin tim, ekzistojnë shumë teori konspirative. E çmendur”.

Aksidenti ndodhi në një pasdite me shi në gusht të vitit 2012. Curtisi, 22-vjeçar, në atë kohë, ishte duke punuar për një kompani ndërtimi dhe në të njëjtën kohë luante edhe futboll gjysmëprofesional dhe studionte në shkencat sportive dhe për psikologji. Ai nuk e kujton aksidentin se si ndodhi, por vetëm përmes raporteve të dëshmitarëve që treguan ngjarjen.

Curtisi ishte i shumëkërkuar nga skuadrat e mëdha

Kur Curtisi u shpreh se ai ende nuk ndihej i gatshëm t’i linte prindërit dhe miqtë e tij për t’u transferuar në Manchester, u arrit një marrëveshje midis Unitedit dhe Walsallit, që i lejonte Curtisit të ri të bashkohej me akademinë e ekipit Midlands, me Unitedin që kishte mundësinë për ta marrë atë përsëri në klub.

Në fund të sezonit të tij të parë me Walsallin, Curtisi ishte ftuar nga ekipi i të rinjve të Manchester Unitedit për përgatitjet në Evropë, por udhëtimin atij ia pamundësoi një inflamacion i dhimbshëm në thembër që ia prishi planet. Më vonë, ai kishte prova te Newcastle Unitedi, që ia mundësoi agjenti i tij, ish-sulmuesi i ndjerë i Anglisë, Cyrille Regis, por që për këtë nuk e dinin klubet e tij, Walsalli dhe Manchester Unitedi.

Share This Article