Ish-ushtaraku britanik futet në librin e rekordeve Guiness për kërcim nga 40 metra lartësi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ish-ushtarak i cili u hodh nga helikopteri dhe përfundoi në det pa parashutë, është konfirmuar si një njeri që ka arritur të futet në librin e rekordeve Guiness.

John Bream, 34-vjeç, i njohur me nofkën “peshku fluturues”, ishte hedhur nga helikopteri në brigjet e Hampshire të Anglisë gjatë tetorit të vitit të kaluar.

E zyrtarë të librit të rekordeve Guiness kanë konfirmuar se ai u hodh nga fluturakja nga 40 metra lartësi, pa përdorur ndonjë pajisje mbrojtëse apo parashutë.

Ish-anëtari i regjimentit të parashutistëve, kishte rënë me shpejtësi prej 130 kilometra në orë, dhe për pak sekonda kishte humbur vetëdijen. Ai është dërguar në spital për kontrolle mjekësore, e më pas ka vazhduar pushimin në shtëpi.

https://www.bbc.com/news/av-embeds/56913249/vpid/p08wgsbv
Share This Article