Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Has ka njoftuar se Nezir Çoçaj është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.
Në një njoftim të OVL-së së UÇK-së bëhet e ditur se gjatë ditëve në vijim Çoçaj, ish-pjesëtar i UÇK-së, do të paraqitet për intervistim.
Çoçaj është edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai është kandidat i PDK-së.