Bota e futbollit është tronditur nga lajmi se ish-lojtari i Chelsea-t dhe aktualisht ylli i Sao Paulos, Oscar, është shembur në tokë gjatë vizitave mjekësore të ekipit brazilian.
Oscar ra në tokë gjatë një testi me ergometrin e çiklizmit të martën në qendrën stërvitore të ekipit në Barra Funda. Sipas ESPN, lojtari u ndie jashtëzakonisht keq gjatë testit ergometrik dhe humbi ndjenjat për disa sekonda dhe kërkoi ndihmë të menjëhershme mjekësore.
Oscari, i cili shfaqi shenja të dukshme marramendjeje dhe mbylli sytë vazhdimisht gjatë analizave, mori ndihmën e parë nga mjekët në vendngjarje.
Pak më vonë, ai rifitoi vetëdijen dhe u dërgua menjëherë me ambulancë në Njësinë e Kujdesit Intensiv të Spitalit Einstein Israelita në anën jugore të qytetit. Ai mbetet nën vëzhgim, ndërsa testet zbuluan një problem me zemrën e futbollistit.
Sipas të njëjtave burime, mjekët po hetojnë një anomali të mundshme kardiake, ndërsa nuk ka asnjë shans që ai të dalë nga spitali në orët e ardhshme. Pavarësisht seriozitetit të situatës, stafi mjekësor i spitalit raporton se gjendja e futbollistit mbetet e qëndrueshme.
Burime të ESPN që folën me rrjetin e përshkruan incidentin si “shumë serioz” dhe vlerësojnë se nuk ka gjasa që familja e tij ta lejojë atë të kthehet në fushë.
34-vjeçari, i cili ka luajtur edhe për Chelsea-n, nënshkroi një kontratë tre-vjeçare me Sao Paulon më 25 dhjetor të vitit të kaluar, duke shprehur entuziazmin e tij për kthimin në “shtëpi”, në klubin ku filloi karrierwn.
Te Chelsea, Oscar shënoi 38 gola në 203 ndeshje midis viteve 2012 dhe 2016, duke fituar Premier League, League Cup dhe Europa League.




