Ish-zëvendësministri rus i Mbrojtjes i bashkohet grupit famëkeq Wagner

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-zëvendësministri i mbrojtjes i Rusisë i është bashkuar grupit mercenar Wagner si zëvendëskomandant, kanë raportuar sot mediat sociale ruse që mbështetin luftën në Ukrainë.

Dy video të paraqitura nga korrespondenti i luftës, Alexander Simonov në Telegram tregojnë gjeneralkolonelin, Mikhail Mizintsev të veshur me veshje luftarake të markës Wagner ndërsa viziton një kamp stërvitor dhe pozicionet ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut.

Muajin e kaluar, shërbimi i shtypit i themeluesit të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin njoftoi se ish-zyrtari shtetëror pritet të angazhohet në grupin famëkeq rus pasi u shkarkua nga Ministria e Mbrojtjes, raporton skynews.

Mizintsev, i cili orkestroi rrethimin e qytetit ukrainas të Mariupolit në muajt e parë të luftës, ishte emëruar zëvendësministër i mbrojtjes dhe ishte përgjegjës për logjistikën dhe furnizimin me armë të ushtrisë ruse.

Gray Zone, një kanal Telegram shumë i ndjekur dhe i lidhur me Wagnerin, shkroi se Mazintsev “nuk është i pari dhe padyshim se nuk do të jetë gjenerali i fundit që nuk është largua nga ushtria shkaku i burokracisë së Moskës”.

Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj Mizintsev në muajin qershor të vitit të kaluar, duke e quajtur atë “Kasapi i Mariupolit”.

Share This Article