Ish-zv. ministri i Ramës: Numri i viktimave në Shqipëri, më i madh nga ai që raportohet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Epidemiologu Taulant Muka deklaroi për A2, se numri i personave që kanë humbur jetën në Shqipëri nga koronavirusi është më i madh se ai që raportohet nga autoritetet.

“Numri i personave në Shqipëri që kanë vdekur nga koronavirusi është më i madh se ai që raportohet. Ka shumë të moshuar në rrethe që vdesin pa u diagnostikuar fare”, tha Muka.

Sipas tij, shifrat që jep qeveria nuk janë të besueshme: “Nga njëra anë qeveria thotë që po ia dalim, nga ana tjetër po ndryshojnë Kodin Penal për ata që shkelin rregullat. Këto nuk shkojnë dhe tregojnë qartë që realiteti është ndryshe nga ai që flitet, Qeveria ka menduar vetëm izolimin për të ndaluar infeksionin. Po vazhduam me këtë strategji do të rritet obeziteti, konsumi i alkoolit duke çuar në probleme të tjera shëndetësore, pa përmenduar probleme të shëndetit mendor. Gjithashtu, do të rritet papunësia te të rinjtë”, shtoi Muka.

Ai nënvizon se një vend i vogël si i yni, mund të dalë nga kjo situatë “duke rritur testimet dhe kapacitetet gjurmuese”.

Share This Article