Ish zv. ministri i Shëndetësisë buzagaz gjatë seancës: Pamjet brenda kafazit të xhamit në GJKKO

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-zv. ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj është parë i qeshur gjatë seancës gjyqësore që po mbahet në GJKKKO këtë të premte.

Seanca gjyqësore në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vlerësimin e masës së sigurisë për tetë të pandehurit të përfshirë në koncesionin e sterilizimit, përfshirë edhe ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj po mbahet këtë të premte.

Seanca po drejtohet nga gjyqtarja e gatshme në detyrë, Etleva Deda, pasi gjyqtari Erjon Bani është me pushime.

Kujtojmë se tetë persona u vunë nën masa sigurie nga GJKKO, tetë vite pas firmosjes së koncensionarit të sterilizimit dhe tre vite pasi çështja u kallëzua në SPAK.

Ish zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, në cilësinë e kryetarit të komisionit për koncensionarin me vlerë fillstare 9.6 miliardë lekë përfundoi nën arrest me burg për shpërdorim detyre.about:blank

Së bashku me të edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, që dyshohet për mashtrim me pasoja të rënda dhe që kryeson konsorciumin.

Veç tetë personave, GJKKO i ka sugjeruar SPAK-ut që të ushtrojë ndjekje penale edhe për gjashtë persona të tjerë, përfshirë edhe ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe ish ministrin e Financave, Shkëlqim Cani.
SPAK shprehet se ka veçuar hetimet edhe për persona të tjerë të dyshuar në kontratën e partneritetit publik privat, të kallëzuar dhjetorin e 2019 nga Nisma Thurje.

Kujtojmë se kontrata e sterilizimit u firmos në vitin 2015 nga ministri i Shëndetësisë dhe biznesmenit të kompanisë “Sani Service”, ndërsa edhe pse u kundërshtua nga ish ministri i Financave, edhe ai e miratoi.

Shkëlqim Cani ishte në SPAK një ditë më parë për këtë çështje si person që ka dijeni, pavarësisht se Gjykata Antikorrupsion ka vënë në pikëpyetje rolin e tij.

Gjithashtu Gjykata e Posaçme kërkoi vënien në lëvizje të ILDKPI për të shpallur të pavlefshme kontratën e sterilizimit, pasi u firmos në kushtet e konfliktit të interesave.

Share This Article