Ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum, holandezin e merr rrjedha e ujit, shpëton bashkëshortja

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kanionet e lumit Osum, ku rrjedha e ujit ka marrë përpara një turist holandez.

Fillimisht në spitalin e spitalin e Çorovodës, është paraqitur për ndihmë mjekësore 64-vjeçarja holandeze, e cila paraprakisht ka deklaruar se së bashku me bashkëshortin e saj 68-vjeçar ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum.

64-vjeçarja ka mundur të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshortin e saj e ka marrë rrjedha e ujit.

Policia dhe polumbarët po punojnë për gjetjen e turistit, fati i të cilit nuk dihet ende.

Njoftimi i plotë: Skrapar/Informacion paraprak

Më datë 08.05.2023, në spitalin e Çorovodës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja holandeze H. (V. A.) C. S., 64 vjeçe, e cila paraprakisht ka deklaruar se së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin J. A. S., 68 vjeç, ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum.

64-vjeçarja ka mundur të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshortin e saj e ka marrë rrjedha e ujit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, ato të DVP Berat, si dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në kanion dhe po vijojnë kërkimet në lumin Osum.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë Vendore, janë nisur polumbarët e Repartit Special “RENEA”, me qëllim gjetjen e shtetasit J. A. S.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Share This Article