Ishte lodhur nga hajdutët, amerikani vendosi granatë trullosëse në makinë. Ja pamjet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Siç duket alarmet nuk janë të mjaftueshme këto ditë.

Një burrit në periferinë Metairie të New Orleans iu është thyer makina shtatë herë gjatë muajve të fundit, dhe ishte lodhur nga kjo situatë.

Kështu ai vendosi t’i marrë gjërat në duart e tij.

Amerikani vendosi në makinën e tij një granatë trullosëse – pajisje këto të cilat prodhojnë blic të ndritshëm dhe zhurmë të madhe në mënyrë që të çorientojnë njerëzit pa iu shkaktuar lëndime serioze.

Dhe si duket kjo funksionoi.

Kjo pasi një person i cili theu xhamin e furgonit të tij për të hyrë më pas brenda, ra preh e këtij kurthi. Ajo se çfarë gjeti hajduti ishte një zhurmë blic që pronari e kishte vendosur në tastierën qendrore.

Pronari i furgonit, që donte të mbetej anonim, tha se ishte lodhur duke parë këta hajdutë që ia hidhnin pa u përballur me pasojat.

“Nuk dëshiroja që djaloshi të vdiste, por gjithashtu nuk dëshiroja që ai të thyente makinën të vidhte dhe të ikte”, ka thënë ai.

Siç shihet në video, në momentin kur shpërtheu granata trullosëse, hajduti kërcen nga furgoni dhe ia mbathë nga aty.

Megjithatë, autoritetet vendase kanë deklaruar se kjo gjë nuk duhej aplikuar, pasi vendosja e eksplozivëve në makinë mund të konsiderohet bombë dhe do të ishte e paligjshme.

Share This Article