“Ishte me fëmijë, më mashtroi”, Rovena Stefa rrëfen si u dashurua me një burrë të martuar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja Rovena Stefa ka rrëfyer historinë e saj të dashurisë me një burrë të martuar, ndërsa u shpreh se nuk ishte në dijeni që ai kishte një familje.

Artistja, gjatë qëndrimit në BBV, u shpreh se mashkulli që dashuronte e mashtroi duke mos i treguar që ishte i martuar dhe kishte fëmijë.

Rovena Stefa rrëfeu se menjëherë sapo e zbuloi vendosi t’i japë fund lidhjes, duke theksuar se u lëndua shumë nga kjo ngjarje. Këngëtarja shtoi se nuk u tregua hakmarrëse, duke mos i treguar bashkëshortes së tij për lidhjen jashtëmartesore që ai kishte.

“Kënga ‘Burrë të martuar’ e ka një histori të ngjashme që më ka ndodhur mua vite më para. Është histori e vërtetë, kam qenë e lidhur dhe e kam lënë menjëherë kur e kam kuptuar.

Ka qenë me fëmijë, më ka mashtruar, s’dua të tregoj vendin nga është, vite më parë, shumë jam lënduar nga ajo ngjarje. Nuk dua të prish familjen e askujt, jam tërhequr menjëherë, pavarësisht mashtrimit që ka bërë ai.

Kur dikush bën mashtrim, je hakmarrës për t’i prishur punë, t’i tregosh gruas, këtë nuk e çoj në mend, sepse nuk ka faj as gruaja dhe as fëmijët”, u shpreh Rovena Stefa

Share This Article