Ishte nisur nga Hamburgu për në Prishtinë, avioni me 155 pasagjerë bën ulje emergjente në Beograd

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës së Kosovës Liburn Aliu, ka reaguar pas devijimit të një fluturimi nga Hamburgu për në Prishtinë, i cili përfundoi në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit për shkak të problemeve teknike.

Fluturimi me numër EW5704, i nisur nga Hamburgu në ora 14:30 me 155 pasagjerë në bord, u detyrua të ulet në Beograd për arsye sigurie.

“Sot, fluturimi i planifikuar nga Hamburg – Gjermani për në Prishtinë nga operatori ajror ‘Eurowings’ (Flt.Nr. EW5704), i nisur nga Hamburg në ora 14:30, me 155 udhëtar ne bord, për shkaqe teknike është detyruar të aterrojë ne aeroportin ‘Nikola Tesla’ në Beograd”, ka njoftuar Aliu.

Sipas tij, pas incidentit, operatori ajror ndërmori masa të menjëhershme duke organizuar një aeroplan alternativ për transportimin e pasagjerëve.

Aeroplani i dytë, me numër fluturimi EW6005, mori udhëtarët e mbetur në Beograd dhe fluturoi për në Köln, Gjermani.

Aliu ka bërë të ditur se detaje të mëtejshme rreth incidentit priten të publikohen nga linja ajrore në ditët në vijim.

Share This Article