Ishte për kurim në Itali, humb betejën me sëmundjen e rëndë në moshën 58-vjeçare këngëtari i njohur i muzikës popullore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është ndarë nga jeta në moshën 58 vjeç ,këngëtari i njohur i muzikës popullore elbasanase, Nevruz Nuredini.

Këngëtari ka humbur betejën me një sëmundje e rëndë, në Itali, ku ishte në kujdesin e mjekëve. Familja Nuredini dhe miqtë e tij kanë njoftuar lajmin e trishtë përmes rrjeteve sociale duke shprehur dhimbjen e tyre për këtë humbje të papritur.

Nevruz Nuredini ka lënë një pasuri të madhe artistike, duke njohur sukses me disa hite në skenën e muzikës së Shqipërisë së Mesme.

Në karrierën e tij artistike, Nevruz Nuredini ka interpretuar mjaft këngë popullore si edhe ka publikuar disa videoklipe mes të cilëve gjatë dekadës së fundit veçohen videoklipet ,”Kapedan të bën rakia”, “Herë mirë ,herë dhe Keq”, “Ballokumja , “Baba e dua çupkën” etj .

Share This Article