Ishte raportuar i vdekur para pesë vitesh, ish-polici gjendet i gjallë në pyll

albnews
By
1 Min Read

Mediat e huaja publikuan lajmin e gjetjes së një ish-polici britanik, pesë vite pasi ai ishte shpallur i vdekur.

Ricards Puisy gjatë kësaj kohe ka jetuar në një pyll të Wisbech. Ai kishte ndërtuar një tendë brenda shkurreve dhe strehohej aty për t’u ndier më i sigurt, pasi sipas tij disa persona kërkonin për ta vrarë.

Ish-polici tashmë është vendosur në mbrojtjen e policisë dhe sipas raportimeve, autoritetet kanë nisur një hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article