“Ishte si një nënë për mua”, 64-veçarja britanike vajton humbjen e Mbretëreshës: Ndihem bosh pa të

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 64-vjeçare që zotëron koleksionin më të madh në botë të relikeve mbretërore është shprehur për mediat britanike se ndihet bosh pas lajmit për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II .

Anita Atkinson, nga Crook, County Durham, i ka kushtuar 45 vitet e fundit të jetës së saj mbledhjes së kujtimeve të familjes mbretërore dhe vlerëson Madhërinë e Saj për modelin e nënës që ka pasur për të ndër vite

“Jam bosh, nuk e di se çfarë do të bëj pa Mbretëreshën në jetën time”, tha ajo.

‘Unë mendoj për të çdo ditë. Ajo ka qenë pjesë e gjithë jetës sime.”

Atkinson, e cila mban rekordin botëror për koleksionin më të madh të artifakteve mbretërore që nga viti 2001, tha se ndihet ‘bosh’ pa Mbretëreshën.

“Ajo ka qenë e vetmja i vetmi person konstant në jetën time dhe ka qenë modeli im i nënës pasi mamaja ime vdiq 34 vjet më parë”, tha ajo për Daily Mail.

Share This Article