Ishulli Bardsey ndodhet vetëm dy milje larg majës së Gadishullit Llyn në Veri të Uellsit dhe shtrihet për rreth 1.5 milje. I njohur si “Ishulli i 20,000 Shënjtorëve”, ai ka një histori të thellë të krishterimit keltik dhe për shekuj ka qenë një vend i shenjtë dhe qendër pelegrinazhi.
Legjendat thonë se 20,000 shënjtorë janë varrosur aty, dhe në shekullin XII, Papa Callixtus II e deklaroi çdo tre pelegrinazhe në Bardsey ekuivalente me një në Romë.
Sot, ishulli strehon rreth 200 foka gri, 300 dele dhe vetëm tre banorë të përhershëm, duke e bërë raportin dele-njerëz më të lartë se në Zelandën e Re. Vizitorët mund të mbërrijnë me varkë nga Porth Meudwy, në një udhëtim 20-minutësh për 50 paund për person, por qentë nuk lejohen.
Tani ishulli po kërkon punonjës dhe banorë të rinj. Një nga pozicionet është projekt menaxheri, i cili do të kujdeset për projekte komunitare dhe edukative, me një pagë vjetore prej 26,437 paund, plus bonuse. Një tjetër pozicion është asistent i mirëpritjes së vizitorëve, ku do të ndihmohet në mirëseardhjen e turistëve dhe shërbimet e ishullit. Për të dy pozicionet, akomodimi i përbashkët ofrohet falas, përfshirë një udhëtim në Uells.
Gjithashtu, ishulli po kërkon një çift ose familje që të kujdeset për 300 dele dhe 20-30 lopë, me mundësi edhe për pula dhe patë. Akomodimi përfshin një fermë me tre dhoma.
Bardsey ofron një mënyrë jetese unike, larg qytetit dhe teknologjisë moderne, ku nuk ka elektricitet, makina apo tualete të brendshme, duke e kthyer në një mundësi të veçantë për ata që kërkojnë një jetë jashtë rutinës së përditshme.

